22.7 C
Pristina
23 Shtator, 2020 - 14:21

Ali Ahmeti kandidat për kryeministër në Maqedoni të Veriut?

Bashkimi Demokratik për Integrim këto zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen muajve në vijim, do të luftoj për të marr të postin e Kryeministrit, duke synuar që për herë të parë në këtë karrige të ulet një shqiptar.

Para dy ditësh, idenë e tillë e proklamuan thuajse të gjithë esksponentët e BDI-së, por në asnjë moment nuk është folur se kush mund të jetë garuesi për këtë pozitë.

Sot deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Ditë e madhe nesër po na pret” me kreun e partisë, Ali Ahmeti, i cili qëndron në foltoren ku shkruhet “Koha për kryeministrin e parë shqiptar”, që lë hapësirë për dyshim se vetë kreu i partisë, Ahmeti, do të jetë kandidati i BDI-së për kryeministër.

Partneri i tyre aktual, Zoran Zaev që në ditën e parë ku u publikua kjo ide për kryeministër shqiptar reagoi ashpër duke thënë se mandatarin për kryeministër e zgjedh populli e jo BDI-ja.

Kërkesa e BDI-së për kryeministër shqiptar është kundërshtuar ashpër nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, të cilat këtë lëvizje të BDI-së e kanë cilësuar si të parealizueshme dhe karrem për vota.

Të fundit

10 përqindëshi – rreth 200 milionë euro pritet të tërhiqen nga Trusti

Kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, ka thënë se me ndryshimin e ligjit për tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve pensionale pritet që rreth...

Ky fshat humb lidhjen me internetin çdo mëngjes, në të njëjtën orë, prej 18 muajsh

Për 18 muaj, banorët e një fshati në Uells kanë qenë të rrethuar nga misteri pasi çdo mëngjes fshati humbte lidhjen me internetin. Tani...

‘Dëgjo këtu ti ped*rast mu*i’/ Deputetin e shajnë ‘live’ në komision, Rudina Hajdari ‘shtanget’ dhe kafshon buzën

“Dëgjo këtu ti pede*ast m*ti”. Kështu është sharë një nga deputetët e Kuvendit teksa ka qenë duke marrë pjesë në Komisionin për Integrimin Europian ditën...

Paralajmërohet kthimi në tryezë i idesë së shkëmbimit të territoreve

Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka “vdekur”, por aktualisht është ndalur në BE dhe në Uashington. Kështu kanë vlerësuar analistët...

Të tjera nga rubrika