12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Albulena Haxhiu emëron këshilltare ish-deputeten e LDK-së që votoi PRO rrëzimit të Kurtit

- Advertisement -

Ish-deputetja e LDK-së, Vlora Limani – Hajnuni e cili votoi pro mocionit për shkarkimin e Albin Kurtit në pandemi, ka fituar një pozitë të lartë në një nga ministrit në qeverinë e tij. Ajo është emëruar këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, shkruan Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

Vlora Limani-Hajnuni, që nga 1 shkurti i këtij viti ka filluar punën në pozitën e saj të re, në kabinetin e ministres së Drejtësisë. Ajo do të jetë këshilltare e ministres Haxhiu.

Kështu konfirmoi për Gazetën Insajderi, vet Vlora Limani-Hajnuni, e cila tha se punën si këshilltare e kishte filluar nga ky muaj.

- Advertisement -

“Po, jam emëruar këshilltare e ministres në Ministrinë e Drejtësisë. Punën e kam filluar prej këtij muaji, pra që nga shkurti. Është mirë që një konfirmim zyrtare ta merrni edhe nga kabineti i ministres”, tha shkurt për Insajderin, Vlora Limani-Hajnuni.

Në vitin 2020, kur Lidhja Demokratike e Kosovës kishte ngritur një mocion mosbesimit për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti, dora e Vlora Limani-Hajnuni ishte ngritur pro rrëzimit të qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Pas, votimit të mocionit, në cilësinë e deputetes së LDK-së, Limani-Hajnuni, atë kohë e kishte quajtur kryeministrit Kurti kryeneç e arrogant.

Sipas saj, Kurti po shkaktonte tollovi në politikën ndërkombëtare duke vendosur Kosovën që në kohë pandemie, të zgjedhë mes BE-së ose SHBA-së.

“Kryeneçësia e kryeministrit për t’ju shmangur përgjegjësive të veta, shkaktoj tollovi në politikën ndërkombëtare duke vendosur Kosovën që në kohë pandemie, të zgjedhë mes BE-së ose SHBA-së. Pastaj, arroganca e kryeministrit për të shkelur marrëveshjen e partneritetit me LDK, e që për të njëjtën gjë LDK i ka vendos vijë të kuqe PDK-së, bëri që kjo qeveri të bije“, shkruante Limani-Hajnuni.

Po ashtu, Limani-Hajnunin kishte deklaruar se ka gabuar kur kishte votuar pro zgjedhjes së Kurtit si kryeministër.

“A kemi gabuar që kemi votuar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë!? Duke u bazuar në atë që u tha më lart, kemi gabuar që kemi votuar pro zgjedhjes së tij si kryeministër“, kishte shkruar ajo.

Pavarësisht këtyre deklaratave, Vlora Limani-Hajnuni arriti të bëhet pjesë e partisë se Albin Kurtit dhe të fitoi një post të lartë në qeverisjen e tij, shkruan Insajderi.

Në gusht të vitit 2021, Vlora Limani – Hajnuni, iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE”, kishte shkruar deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

Deklaratat e Vlora Limani-Hajnuni nuk e penguan as ministren Haxhiu, që kësaj të fundit të ia bëj një vend në ministrin që udhëheq.

Ndonëse, ishte vet Haxhiu që i quajti tradhtar deputet e LDK-së që votuan pro mocionin të ngritur ndaj Kurtit.

“Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa. LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve“, kishte shkruar Haxhiu menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti./Insajderi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -