12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Albulena Haxhiu e lëshon një audio në Kuvend: PDK-ja dhe Hashim Thaçi kanë dashur ta amnistojnë Serbinë

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Serbia “është shfajësuar” gjatë qeverisjes së PDK-së dhe në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi e udhëhiqte dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

Haxhiu lëshoi një audio, ku ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi flet për krimet e luftës.

“Për krime lufte s’e kisha dënu asnjë njeri. Kisha bë amnisti. Sepse për mua çmimi më i madh për luftën është liria dhe pavarësia”, thotë Kuçi në audion e lëshuar nga Haxhiu në Kuvend.

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë tha se të njëjtën qasje “e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi”.

“Pra, Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë flet për amnistimin e krimeve të luftës. Këtë qasje e ka ndjekë Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Këtë qasje e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi sa e ka udhëhequr dialogun me Serbinë”, tha ajo.

Haxhiu tha se me miratimin e deklaratës për personat e zhdukur, në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, “për herë të parë çështja e personave të zhdukur po trajtohet me prioritet”.

- Advertisement -

“Nënshkrimi i deklaratës për të zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë. Për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të japë informacione për varrezat masive ku ende i mban qytetarët tanë”, tha ajo.

“Me atë deklaratë, Serbia pranon krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës, mbi qytetarët tanë”, sipas Haxhiut.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -