fbpx
-0.7 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Albulena Haxhiu e konfirmon se gruaja kishte kërkuar ndihmë nga organet e drejtësisë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, në Radio Dukagjini, ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra këtë të mërkurë, kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse.

Bala, tha se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë.

- Advertisement -

Ajo theksoi, se lufta ndaj fenomenit të dhunës duhet të jetë e gjithë shoqërisë dhe të mos reduktohet vetëm në institucione.

Policia e Kosovës deklaroi se kanë pranuar informatën rreth orës 18:00 se në oborrin e QKUK-së gjendej një trup i pajetë.

“Aktualisht, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ende nuk ka bërë të ditur nëse ka arrestuar persona të dyshuar për këtë ngjarje.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo ishte vrasje mizore, “e papranueshme dhe e padurueshme”.

- Advertisement -

Sipas tij, dorasi ishte bashkëshorti i viktimës.

“Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën”, shkroi Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

- Advertisement -

Të fundit

Andi Bushati befason me deklaratën për Asociacionin: Me këtë do të thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme!

Edhe analisti shqiptar, Andi Bushati është përfshirë në dikustimet lidhur me formimin e Asociacionit. Bushati përmes një postimin në Facebook...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -