fbpx
1.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Albulena Haxhiu del para gjykatës, dekIarohet e “pafajshme”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Në seancën e rigjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Fillimisht, të pandehurit deklaruan se nuk kanë nevojë të lexohet aktakuza.

- Advertisement -

E pandehura Kadaj-Bujupi tha se nuk ka çfarë të shtojë ngase që 7 vite është deklaruar e pafajshme, ndërsa të akuzuarit Haxhiu, Lekaj dhe Baftiu u deklaruan të pafajshëm.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues Fatime Dermaku tha se shqyrtimi gjyqësor vazhdon me fjalën hyrëse, ku prokurori Ilaz Beqiri deklaroi se mbetet pranë fjalës hyrëse të dhënë më parë.

Mbrojtësi i të pandehurit Lekaj, avokati Arianit Koci th se mbetet pranë fjalës hyrëse të dhënë më parë.

“Se çka dhe nga i cili i pandehur konkretisht është sekuestruar, cili është sendi dhe cili është ai gaz lotsjellës a po jo, nëse jo të përcaktohet ka është si dhe rekomandimet të cilat i ka paraparë Gjykata e Apelit. Barra është e prokurorisë dhe nëse prokuroria nuk arrin t’i vërtetojë pretendimet e veta, atëherë gjykata të veprojë”, tha Koci.

- Advertisement -

Më pas, Kadaj-Bujupi tha se mbetet pranë fjalës hyrëse të dhënë në shyqrtimin e mëparshëm.

Kurse, edhe Baftiu e Haxhiu thanë se qëndrojnë pranë fjalëve hyrëse të dhëna më parë.

Seanca është duke vazhduar.

- Advertisement -

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -