8.5 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Albin Kurtit këta persona po përpiqen t’ia marrin pushtetin nga brenda pa asnjë votë

- Advertisement -

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Nuk mund ta kuptoj pse anëtarët e bordeve nëpër ndërmarrjet publike apo në autoritete rregullative e institucione tjera duhet të jenë të pavarur. Kjo është budallaki e madhe.

Bordet janë mekanizma mbikqyrës dhe vendimmarrës për politikat madhore të secilit subjekt. Gjithashtu përfaqësojnë interesat e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht shtetit.

- Advertisement -

Pse duhet të zgjedhen persona të pavarur për t’iu dhënë pushtet maksimal dhe qeveria të lutet e të mbes me shpresë që ata do të marrin vendimet e duhura. Kjo nuk ka kuptim.

Bordet duhet t’i caktojë ajo parti që populli ia ka besu pushtetin. Neve duhet të na interesojë vetëm mirëqenia dhe eleminimi i keqpërdorimeve.

A janë anëtarë të partisë a militanta kjo bash nuk ka rëndësi. Në fund ata që i zgjedhin do ti nënshtrohen votës së popullit. Nëse kanë qeverisë mirë, zgjedhen sërish. Nëse jo, ndëshkohen.

- Advertisement -

Kur ti u jep pushtet njerëzve që nuk i ke votu s’ke si i ndëshkon. Për më tepër, s’ke qysh e ndëshkon as pushtetin sepse të arsyetohet që janë të pavarur dhe ne nuk kemi kompetenca të veprojmë. Në ndërkohë, mund të jenë duke bërë lloj lloj malverzimesh duke u dhënë urdhra të padukshme ekspertëve që janë zgjedhur.

Në demokraci vota duhet të jetë pushtet. Pa pushtet, s’ka përgjegjësi. E pushteti nënupton kompetenca sidomos në ekonomi dhe rregullatorë tjerë. Njëjtë po ndodhë edhe me pozitën e kryeprokurorit. Ka marrë votë unanime për të pasur shumë pushtet në këtë vend nga një grup i caktuar. Votë populli nuk ka. Në Amerikë, Prokurorin e Përgjithshëm e zgjedh direkt presidenti. Pse mos ta zgjedhë edhe këtu. Jemi bë më demokratë se amerikanët.

Si mund ta luftojë krimin e korrupcionin një parti politike që vije në pushtet, nëse s’ka kompetenca në drejtësi? Nëse ne duke ia dhënë këto kompetenca mendojmë që një parti politike paska mundësi me e keqpërdorë pushtetin, atëherë ne e kemi mundësinë që ta ndëshkojmë me votë. Fundja, nëse ne votojmë njerëz që janë në gjendje ta keqpërdorin pushtetin sapo tu jepet mundësia, fajet vet i kena dhe aq meritojna.

Por, kosovarët nuk e durojnë diktaturën dhe askush nuk mund të instalojë duktaturë këtu. Të fluturisim me votë po qeverisë keq, madje qysh në zgjedhjet e ardhshme. Por, si mund ta ndëshkosh një grup të organizuar i cili ka fuqi ta kontrollojë kompelet drejtësisë dhe nuk i nënshtrohet as votës, as askujt?

Kapja e shtetit nga individë të tillë, duke përfshi edhe futbollin dhe institucione tjera është shumë më e rrezikshme. Kanë me të mbetë aty me dekada, duke e gërryer nga brenda secilin institucion.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -