16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Albin Kurtit e zbulon cka i tha sot Aurora e vogël në Podujevë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar shkollën fillore “Enver Maloku” në Podujevë.

- Advertisement -

Nga atje, i pari i qeverisë tha se shkolla është vend ku mësohet, e greva e bojkoti, sipas tij, s’janë zgjidhje as për fëmijët as për mësimdhënësit.

Ai tha se qeveria të cilën ai e udhëheq ka miratuar Pakon për Përballje me Inflacionin dhe se Projektligji për Paga do ta ndihmojë edhe sektorin publik e edhe atë privat.

“Shkolla është vend ku mësohet, ku jepet mësim e ku fëmijët edukohen. Andaj, shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazura”.

- Advertisement -

“Ne jemi për mësimdhënësit, por mësimdhënësit duhet të jenë për fëmijët sepse kjo shkollë shqipe e ka kontributin e jashtëzakonshëm të grave e burrave që kanë dhënë jetën që ne të kemi shkollë, e shkolla s’bën të bojkotohet”, është shprehur Kurti.

Tutje, gjatë fjalës së kryeministrit, atij iu afrua një nxënëse e quajtur Aurorë, teksa Kurti tha se “të gjithë jeni kureshtarë ta dini se cka më tha Aurora, ajo më tha “unë po du me nejt në shkollë”.

Ai, në fund tha se edhe unë kur kam qenë fëmijë kam thënë që më mirë në shkollë se në shtëpi, e kur jam rritur kam thënë më mirë në punë se në shtëpi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -