22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Albin Kurti sot takohet me sekretarin e shtetit Blinken, Florin Krasniqi qesh me udhëtimin e tij dhe e quan ulje të dinjitetit të shtetit

Një udhëtim i kryeministrit Albin Kurti në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka gëzuar përkrahësit e tij. Dhe atë për dy arsye. E para, për shkak të udhëtimit në SHBA, ku do të nënshkruhet një kontratë me MCC-në, dhe për “demantimin” që ata besojnë t’i jetë bërë Florin Krasniqit, i cili tha se Kurti është në “no-fly list” të Amerikës.

Që në mëngjesin e hershëm, Arianit Beqiri, asistent i Kurtit, u përkujdes të shkruajë për Krasniqin, ish-deputet i VV-së, duke e thumbuar atë.

Ndërsa deputetja Arjeta Fejza shkroi se deklarimet e Krasniqit, ndonëse nuk e përmendi me emër, janë tendencë e dobët për të thënë diçka negative.

Edhe ish-kandidati për deputetë, Avni Zogiani, u mor me Krasniqin, duke ironizuar me të.

Por, në një prononcim për gazetën Nacionale, Krasniqi deklaron përsëri se Kurti është në no-fly list, duke e shpjeguar se çfarë mendon për këtë çështje.

Krasniqi i vendosur

Ish-financuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, është deklaruar përsëri për debatin që shkaktoi një deklaratë e tij se kryeministri Kurti është në “no-fly zone”.

Ai thotë se të qenët në këtë listë, nuk nënkupton që nuk mund të fluturosh për në SHBA.

“Kur t’shtijnë në listën “no-fly list”, s’do me thanë që s’munesh me hy në aeroplan, që s’munesh me shku në Amerikë. Por, kur ti je në aeroplan, duhesh me kalu nëpër disa procedura të veçanta, kontrolli është i veçantë, është një flying marshall me ty. Ai flying marshall e ka alltinë me veti, vjen e hungjet ngat teje, ose mas teje, edhe ai t’përcjell çka po bon”, fillon sqarimin e tij Krasniqi.

I pyetur nëse një gjë e tillë i ka ndodhur më parë Kurtit sa udhëtonin bashkë për në SHBA, Krasniqi ka pohuar se kjo ka ngjarë së paku dy herë.

“Po, dy herë, nashta ma shumë, por dy herë. Mue m’kanë çue prej karrige, e kam pasë konfirmimin me u ulë pranë tij, ma kanë ndërru karrigen, është ardhë një njeri aty, është uIë afër tij dhe ka nejtë tan’ kohën afër tij. Na kanë shti nëpër procedura të veçanta kontroIIi”, tha Krasniqi.

PuIIazxhiu nga Amerika, që kishte financuar edhe UÇK-në, ka qeshur me udhëtimin e sotëm të kryeministrit Kurti për në “tokën e premtuar”.

“Auuu a s’i kanë marrë krejt kabinetin a? Hahaha, kanë shku krejt kabineti d.m.th. A e di çka bojshmi tu keshë na në Vetëvendosje, kur shkojshin Hashim Thaçi, Isa Mustafa e krejt tubë në New York. Por, ata shkojshin në Shpi të Bardhë, këta janë shku me nënshkru një kontratë komerciale, që ka mujtë me nënshkru dikush i departamentit të energjisë”, shtoi ai.

Madje, kjo vizitë e Kurtit në Amerikë, sipas Krasniqit, e Iëndon dinjitetin e shtetit të Kosovës.

“E ka ulë dinjitetin e shtetit, jo veç të kryeministrit, po të krejt shtetit. Nuk munen me shku krejt shteti, me nënshkru një kontratë, një grant që ia jep Amerika Kosovës, që në fakt e ka nda që tri vjet”, komentoi Krasniqi.

Por, gjërat në praktikë janë ndryshe. Kurti dhe Osmani nuk kanë shkuar në Amerikë vetëm për marrëveshje. Ata do të takohen sot me njeriun numër dy të Amerikës, Sekretarin e Shtetit, Antony Bliken. Paralajmërimin e takimit e ka bërë vet Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të fundit
Lajme të lidhura