0C
Pristina
2 Mars, 2021 - 02:45

Albin Kurti s’ia lëshon numrin “1” askujt, VV shkon pa bartës liste në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë pa bartës të listës në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke mbajtur mbledhjen e radhës e ku është duke u diskutuar rreth certifikimit të partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Drejtori i Zyrës për Certifikimi të partive politike ka njoftuar se katër parti politike kanë lajmëruar në KQZ, se do t’i mbajnë listat e kandidatëve ashtu siç kanë qenë, pra pa ndryshime

Vetëvendosje kësisoj ka vendosur që ta mbajë listën ashtu siç e ka pasur.

Po ashtu, të njëjtin vendim e ka marrë edhe Nisma, PDAK dhe AAK.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se hapësirat e numrave të kandidatëve që nuk janë certifikuar do të hijezohen në atë formë që të mos ketë vota të shkuara huq dhe të mos shkaktohet konfuzitet.

Të fundit

Të tjera nga rubrika