fbpx
2.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Albin Kurti zbulon prapaskenat në Bruksel për targa dhe marrëveshjen finale: Gëzohuni që kemi një qeveri që nuk varet nga Lista Serbe

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në interpelancën e ftuar nga deputetët e AAK-së të përkrahur edhe nga deputetët tjerë opozitarë, ka folur për situatën në veri dhe procesin e dialogut.

Kurti ka thënë se në ta kaluarën qeveritë janë varur nga Lista Serbe, kurse tash kjo gjë nuk ndodh.

- Advertisement -

“Sikur të ishim në Qeveritë e kaluara ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe me siguri që do të bëhej mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë, por ja që kjo nuk është e mundur tash. Reciprociteti me targa dhe letërnjoftime do të ishte motiv i mjaftueshëm për ata që të provojnë ta rrëzojnë Qeverinë. Ka ndodh ndryshimi i madh dhe të gjithë duhet të gëzohemi që Kosova ka një Qeveri që nuk varet nga votat e Listës Serbe”, ka thënë Kurti.

Duke folur për takimin e 21 nëntorit në Bruksel, Kurti ka përmendur sërish deklaratën e përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell që sipas kryeministrit i ndryshoi qëndrimet.

“Teksti i propozuar nga përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell, si draft-deklaratë e që mëtohej të lëshohej në fund të takimit e që në fakt përbënte ftesën për takim, i kishte 4 paragrafë, dy nga ta bëhej thirrje për përqendrim me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve duke vendosur një afat për arritje të marrëveshjes para marsit 2023”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se “në parim ne u pajtuam me këtë ftesë dhe i premë biletat për Bruksel. Në diskutimet që kishim atje ne gjithmonë theksin e kemi vënë te propozimi i BE-së për marrëveshje”.

- Advertisement -

I pari i Qeverisë shtoi se konvertimi i targave ilegale në komunat në veri është e drejtë e qytetarëve të Republikës dhe obligim.

“Ne këtë obligim e kemi zbatuar duke paraqitur edhe lehtësira financiare. Janë mijëra targa të tilla, ka edhe të atillë që i kanë konvertuar edhe në targa të Serbisë. Është një pakicë brenda pakicës serbe që nuk i kanë bërë ende konvertimet. Ne ishim dakord që të pezullonim gjobat për konvertimin e targave, nëse Serbia do të pezullonte lëshimin e targave me akronime të qyteteve të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm pasi që nga fokusi te propozimi i BE-së i mbështetur nga Franca e Gjermania i mbështetur edhe nga SHBA, u kalua te veprimet në lidhje me konvertimin e targave ilegale në RKS.

- Advertisement -

“Unë ua përsërita se nuk jam as polic as komandat stacioni, as zyrtar dogane as shef kadastre, unë jam kryeministër dhe se kam ardhur për marrëveshje. Më 23 nëntor u arrit pikërisht ajo që mund të arrihej, dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundshëm pa zhvillime e të hënës. Të hënën u panë shumë gjëra mbi të gjitha braktisja e propozimit evropian pikërisht nga ndërmjetësi”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se tani i takon sponsorizuesve të këtij plani që në një afat sa më të shpejtë të arrijmë një marrëveshje për normalizim.

- Advertisement -

Të fundit

Mediat në Serbi në ekstazë pas deklaratave të Presidentit të Kroacisë për Kosovën

Pas deklaratave të Presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviq se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë dhe se është aneksuar...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -