8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Albin Kurti, Osmani, e Murati mund të paguhen nga 10 deri 20 mijë euro pagë mujore kudo

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Bashës, kryeministri Kurti, presidentja Osmani e ministri Murati mund të paguhen kudo tjetër me rrogë mbi 10 mijë euro.

Sipas tij, puna qe ata po bëjnë është sakrificë me rroga të vogla.

- Advertisement -

Ligjvënësi i Kuvendit të Kosovës nga VV, Dimal Basha në Kanal 10 ka folur për punën e qeverisë Kurti duke i thënë se ata nuk punojnë për rroga.

“Këta janë njerëz që vetëm për rrogë s’kan hy në Qeveri. Sepse dallimi kryesor është se për shkak se këta njerëz si Hekuran Murati e Albin Kurti munden me shku me i marrë nga 10 mijë euro kudo. Albin Kurti nesër mundet me shku me ligjëru në Harvard me marr 20 mijë dollar rrogën. Ky është dallimi mes tyre dhe qeverive të tjera”, deklaroi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -