19 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Albin Kurti, ndër personalitetet politike më të besueshme për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës kundrejt politikës agresive të Serbisë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën ka thënë se e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

- Advertisement -

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë.

Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”.

- Advertisement -

Kurse, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajqak, e ka mirëpritur këtë vendim të Kurtit, duke thënë se është i lumtur që Kosova tani po ashtu ka pranuar në parim propozimin e BE-së.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në takimet e nivelit të lartë”, shkroi ai në Tëitter.

Por, ky plan a e ka njohjen reciproket në qendër?

- Advertisement -

Mehazi: Kurti nuk është tip i politikanëve të korruptuar

Profesori Sulejman Mehazi, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se Kurti është një ndër personalitetet politike më të besueshme për mbrojtjen e sovranitetit.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar e është pajtuar me propozimin evropian të planit franko- gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë nuk ka arsye të mos e pranojnë e ta kritikojnë qytetarët e Kosovës, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është një ndër personalitetet politike më të besueshëm për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës kundrejt veprimeve politike agresive të Serbisë. Kurti nuk është tip i politikanëve të korruptuar, i të paditurve karrieristë të Pronto-ve për t’i mashtruar Vuçiqi me asociacione egzekutive pakicash serbe në Kosovë”, thotë ai.

Sipas tij, po të mos ishte inteligjenca shtetërore e kryeministrit Albin Kurtit përballë presidentit të Serbisë, kurrë nuk do vinte plani franko-gjerman për njohjen e Kosovës nga Serbia

“Nëse kryeministri Kurti thotë se propozimi evropian është “platformë solide për të ecur përpara”, padyshim duhet besuar për shkak se është në të mirën e Kosovës e kurrsesi në dëm të Kosovës. Prej kryeministrit të Kosovës nuk mund të presim se qytetarëve do t’ua bënte vendin parajsë, mirëpo në lidhje me sovranitetin kushtetuese të mbrojtjes së Kosovës ai një pëllëmbë toke nuk ia jep Serbisë së Vuçiqit. Si Kurti nuk ka qenë askush më parë, pra nuk kanë qenë aq bindës as Kryeministrat e mëparshëm të Kosovës përballë Serbisë dhe BE-së.

Kurti ndaj presidentit të Serbisë Alekdandar Vuçiqit paraqitet si Tajsoni i mbrojtjes së sovranitetit dhe kushtetutës së Kosovës, kurse në anën tjetër kryeministri i Kosovës, para kolosëve të diplomacisë së BE-së e SHBA-se në Bruksel shpreh inteligjencë superiore shtetërore ndaj Vuçiqit. Mos të ishte inteligjenca shtetërore e kryeministrit Albin Kurtit përballë presidentit të Serbisë kurrë nuk do vinte plani franko-gjerman për njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka potencuar Mehazi.

Kështu, sipas tij nxitjet politike të Kurtit ndaj Serbisë detyruan evropianët që të bëjnë projekt- planin franko-gjerman për njohje reciproke Kosovë-Serbi”, përfundon profesori.

Mehmeti: Këtë projekt po e mbështet fuqishëm SHBA, çka e bën më të vështirë refuzimin e saj

Kurse, analisti Faton Mehmeti deklaron se Kurti nuk ka pasur alternativë tjetër, duke thënë se ai e pranoi atë vetëm si bazë të mirë për ndryshimin e pikave problematike.

“Kurti s’ka alternativë tjetër, përveç pranimit të këtij plani, si bazë e mirë, edhe vet z. Kurti nuk ka thënë se në tërësi e pranon planin franko-gjerman, vetëm e ka pranuar si bazë të mirë me mundësi të ndryshimit të disa pikave që janë problematike. Këtë projekt po e mbështet fuqishëm SHBA, çka e bën më të vështirë refuzimin e saj”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se ajo çfarë vjen nga SHBA dhe BE Kosova duhet ta pranojë, ndryshe mund ta izolojnë.

“Në rast të mos pranimit dhe refuzimit të çdo gjë që vjen nga SHBA dhe BE, Kosova mund të pësoi izolim të madh me Serbinë që do të krekoset për të hedhur fajin tek Kosova. Kështu që, deshëm apo jo, marrëveshja është kompromis, me rëndësi të ruhet integriteti i vendit, të sigurohet integrimi i vendit në BE dhe NATO, si dhe të ruhet ajo që është arritur deri tani me miqtë tanë”, përmbyll ai./Bota sot LINKU

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -