16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Albin Kurti ‘iu hyn karate’ drejtorëve të policisë së Kosovës

Albin Kurti ka kritikuar Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës që nuk ka reaguar ende për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.

Kurti ka thënë se janë ndërmarrë veprime konkrete për këtë rast duke u shkarkuar dy zyrtarë të lartë ndërsa dy të tjerë janë dorëhequr.

- Advertisement -

“Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës”, ka njoftuar Kurti përmes një postimi në Facebook.

Sipas Kurtit, papërgjegjësia nis nga prokurorët të cilët po mundësojnë që dhunuesit shpesh të mos ndëshkohen.

“Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin”, është shprehur Kurti.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

“Aktakuza jo të fuqishme të prokurorëve mundësojnë që dhunuesit shpesh të mos ndëshkohen. Gjykatat nuk i gjykojnë rastet e dhunimeve në përputhje me ligjet në fuqi, që parashohin dënime prej më së paku 10 vitesh për dhunë seksuale ndaj personit nën moshën 14 vjeç. Mijëra qytetarë, të mërkurën, kërkuan shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj për rastet e dhunës seksuale, dhe shkarkim të prokurorëve për neglizhencë ndaj këtyre rasteve. Po atë ditë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takoi kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarin e Gjykatës Supreme dhe u.d. Kryeprokurorin e Shtetit. U theksua si e domosdoshme llogaridhënia në sistemin prokurorial e gjyqësor. Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin”, është shprehur ai.

Më poshtë shkrimi i plotë i Kurtit:

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -