2.3C
Pristina
2 Mars, 2021 - 02:15

“Albin Kurti e ka një mundësi…”, profesori i Oksfordit tregon çka duhet të bëjë ai me dialogun me Serbinë

Eksperti i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan, e ka quajtur “ të jashtëzakonshme” fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Caplan ka thënë se fitorja përfaqëson mohimin e gardës së vjetër politike në vend.

“Ishte një fitore e jashtëzakonshme, një arritje e jashtëzakonshme për Vetëvendosjen. Ajo përfaqëson një mohim të gardës së vjetër”, është shprehur ai.

Profesori ka folur edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Caplan ka thënë se kandidati për kryeministër nga VV-ja Albin Kurti, ka një mundësi për të filluar një dialog të ri me Serbinë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Caplan ka thënë se Kurti do ta ketë përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, nëse vendos ta bëjë këtë gjë.

Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk i ka dhënë rëndësi dialogut mes të dyja vendeve.

“Kurti kurrë nuk i ka dhënë rëndësi dialogut Prishtinë-Beograd. Sidoqoftë, serbët e Kosovës janë aq të lidhur ngushtë me Beogradin sa nuk ka kuptim të përqendrohemi vetëm tek ata. Kurti e ka një mundësi për të filluar një dialog të ri me Beogradin dhe do të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe administratës së Biden nëse ai vendos ta bëjë këtë”, ka thënë për “Bota sot” profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan.

Të fundit

Të tjera nga rubrika