17.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

“Albin Kurti bërtiste ‘mosni o burra se na morët në qafë’”, Halil Geci: As Rankoviçi nuk do t’i bënte më shumë favore Serbisë se kta të PDK e LDK!

- Advertisement -

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se PDK-ja dhe LDK-ja i bën favore të mëdha Serbisë me marrëveshjet e nënshkruara dhe të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Ai thotë se as Rankoviqi po të ishte gjallë nuk do të bëntë këto favore për shtetin e tij, sikurse i bëri Kosova.

Geci pohon se, të gjitha pasojat që po na ndodhin, janë pasojë e punëve tona që vetë i kemi zgjedhur me votat tuaja.

- Advertisement -

“Po të ishte gjallë Rankoviçi në këto rrethana çfarë jemi sot, dhe po të ishte zgjedhur me votën e popullit të Shumadisë, me Ambasadën më të madhe në Evropë, të ndërtuar në Dragodan dhe me Ushtrinë e saj në Bonstill, nuk do të guxonte t’ia bënte këto favore shtetit të vet Serbisë, ashtu çfarë favoresh i kanë bërë tradhtarët e atdheut Kosovës, me marrëveshje të nënshkruara dy herë dhe të ratifikuara në Parlament, nga po të njëjtit tradhtarë LDK-PDK”, thotë ai.

Geci pyet se çfarë do të kishte mundur t’i bënte Rankoviqi më zi e më keq Kosovës derisa tregon për atë që me marrëveshje i fitoi Serbia.

“Zajednica do t’i ketë të ndara nga shteti 10 komuna; Kuvendin; Policinë; Gjygjësinë; Arsimin; Shëndetësinë; Buxhetin Zajednica do t’i ketë nën kontroll; Liqenin e Ujmanit; Minierat Trepçës; Minierat e Kishnicës; Minierat e Artanës;Minierën e Boksitit; Brezovicën. Pra, tërë pasurinë që e ka pasur Kosova në brendinë e saj, ia kanë bërë tapi Serbisë”, thotë ai.

- Advertisement -

Geci tutje thotë se, “çfarë ka mundur të bëjë më shumë Rankoviçi për Serbinë se sa Polari dhe spiuni i Serbisë bashkë me partitë e tyre LDK-PDK”.

“Albin Kurti ishte i vetmi që kundërshtonte. Hidhte gaz, burgosej, rrahej e maltretohej, bërtiste në kup të qiellit: “O mosni o burra! Mos e varrosni Kosovën se na morët në qafë!” Po të ishte Rankoviçi, do ta ndalonim më lehtë sesa nipin e Radisllav Danilloviqit- alias Polarin dhe spiunin e Millosheviqit dhe bashkëpunëtorin e Rrahman Morinës me partitë e tyre”, përfundon Halil Geci.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -