8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Alarmon Milazim Krasniqi: Kjo është detyra e Vuçiqit e ngjajshme me të Putinit

Publicisti Milazim Krasniqi ka thënë se Rusia do të tentojë ta destabilizojë Kosovën nëpërmjet serbëve lokalë, sikurse po bën në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Në një postim në Facebook Krasniqi ka thënë se këtë skemë Rusia e ka aplikuar edhe në Gjeorgji e në Ukrainë, pra, rebelimin e rusëve e prorusëve kundër shtetit, për të krijuar pretekst të ndërhyrjes ushtarake, kur konflikti të gangrenizohet.

- Advertisement -

“Rusia do të tentojë të destabilizojë Kosovën me anën e serbëve lokalë, siç bënë edhe kundër Bosnjës me serbët e atjeshëm dhe siç bënë kundër Malit të Zi me serbët e atjeshëm. Këtë skemë e ka aplikuar edhe në Gjeorgji e në Ukrainë, pra, rebelimin e rusëve e prorusëve kundër shtetit, për të krijuar pretekst të ndërhyrjes ushtarake, kur konflikti të gangrenizohet”, është shprehur ai.

Sipas profesorit, kjo skemë po përdoret nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili kontrollon strukturat paramilitare të veriut.

“Kjo skemë tash përdoret plotësisht nga Vuçiqi, i cili i ka marrë nën kontroll të plotë strukturat politike e paramilitare të serbëve në veriun e Kosovës. Vuçiqi ua cakton atyre axhendën dhe format e veprimit politik e paramilitar, njësoj siç bën Putini në Abhazi, në Osetinë e Jugut, në Pridnjestrovle, në Donjeck e në Luhansk”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -