10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Alarmon ambasadori ukrainas në Beograd: Putini tha se pas Iuftës do të merret me Kosovën, çfarë mund të pritet

- Advertisement -

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, ka alarmuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar se pas Iuftës atje do të merret me Kosovën.

Tolkach pyeti se çfarë mund të pritet nga ky paralajmërim i Putinit, raportojnë mediat serbe.

- Advertisement -

“Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se pas Iuftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë, prandaj duhet ta pyesim veten se çfarë mund të pritet nga një veprim i tillë”, tha Tolkach.

Ai tha se varësia energjetike e Serbisë nga Rusia është diçka që Ukraina “e ka vuajtur” për vite me radhë.

- Advertisement -

I pyetur për refuzimin e Beogradit për t’i vendosur sanksione Rusisë, ai tha se “ne do të donim që të gjithë të na mbështesin, por nuk na takon neve të vendosim, është detyrë e Serbisë”.

Tolkach tha se Ukraina gjithmonë e ka mbështetur “integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë” dhe se “në vitin 1999 dënoi agresionin e NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -