29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Alarmante, OKB: Termocentrali bërthamor në Ukrainë i pushtuar nga Rusia është jashtë kontrollit

Një termocentral i madh bërthamor i pushtuar nga Rusia gjatë invadimit të saj në Ukrainë është “plotësisht jashtë kontrollit”, ka thënë kreu i agjencisë bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

- Advertisement -

Rafael Grossi u citua nga agjencia e lajmeve Associated Press të ketë thënë se uzina e Zaporizhzhia kishte nevojë për një inspektim dhe riparime.

“Ju keni një katalog të gjërave që nuk duhet të ndodhin kurrë në asnjë objekt bërthamor,” tha ai, raporton BBC, transmeton Express.

Centrali më i madh bërthamor i Evropës është rrezikshëm afër Iuftimeve.

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken akuzoi Rusinë në fillim të kësaj jave për përdorimin e uzinës, të cilën e pushtoi në mars, si një bazë ushtarake për të nisur sulmet ndaj forcave ukrainase.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se rusët stacionojnë trupa dhe ruajnë pajisje ushtarake në terrenin e termocentralit në lumin Dnipro në jug të Ukrainës.

Por një zyrtar i instaluar nga Rusia në rajon i tha agjencisë së lajmeve Reuters se forcat ukrainase po përdornin armë të furnizuara nga perëndimi për të suImuar fabrikën.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -