Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe, janë marrë 3.716 mostra prej të cilave 1.401 kanë rezultuar pozitivë.
Janë shëruar 1.219 persona.
Që nga dje janë shëruar 1 mijë 219 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 408.