I rremë ka rezultuar alarmi për B0MBË në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ku po mbahet koncerti i festivalit të tenorit Ramë Lahaj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti .
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ka deklaruar ajo.
Raportohet se publiku është kthyer në sallën ku po mbahej koncerti i tenorit Ramë Lahaj, i ishte ndërprerë nga policia pas alarmit për B0MBË.