fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Aktori i njohur spanjoll kërkon drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës!

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Pas përkrahjes që i dha shkrimtarja dhe gazetarja galiciane Ana Exposito Valle që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë edhe aktori i njohur spanjoll Miguel Angel Garzon Utrilla ka dalë në mbështetje të kësaj kërkese. Në komentin që i ja bërë postimit të Zonjës Valle, ai shkruan:

Për këtë ka shkruar faqja “kosovogenocide”, teksa ka informuar për rastin e aktorit spanjoll.

“Historinë e tragjedisë që pësuan shqiptarët e Kosovës e di nga miq të ngushtë. Dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, dhe se me mbështetjen e shumë njerëzve, lulëkuqja me katër petale është simboli me të cilin përkujtohen të gjitha viktimat e gjenocidit në fjalë. Drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës”, thuhet në komentin e aktorit.

- Advertisement -

Sa për njoftim, aktori Miguel Angel Garzon Utrilla, ka luajtur në shumë filma spanjoll dhe për shkak të zërit të tij karakteristik, viteve të fundit është i angazhuar si dublues zëri në sinkronizimin e filmave, kryesisht të zërit të aktorit të famshëm Neil Patrick Harris, ka shkruar kjo faqe.

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon aktorin Miguel Angel Garzon Utrilla për këtë përkrahje të rëndësishme për ne dhe sidomos e vlerëson lart kërkesën e tij që të ngahnjejë drejtësia për viktimat e këtij gjenocidi”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -