19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Aksidentohet për vdekje kongresmenja amerikane

Kongresmenja republikane e Indianës, Jackie Walorski, vdiq të mërkurën në moshën 58-vjeçare.

Walorksi, e cila përfaqësoi një distrikt të shtetit të Indianës që nga viti 2013, ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik.

- Advertisement -

Përveç politikanes amerikane kanë vdekur edhe tre persona të tjerë në një përpIasje në SR 19 dhe SR 119 pranë Nappanee të mërkurën pasdite.

Tre persona në një SUV u vranë në aksident, duke përfshirë Walorski, Zachery Potts dhe Emma Thompson.

Në vendngjarje ka gjetur vdekjen edhe drejtuesja e automjetit tjetër të përfshirë në aksident. Ajo është identifikuar si 56-vjeçarja Edith Schmucker nga Nappanee. Walorski ka përfaqësuar Distriktin 2 që nga viti 2012.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -