29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Aksidenti i rëndë në Podujevë: Fëmijët e moshave 4-5 vjeç me lëndime të rënda, flasin nga Emergjenca

Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për familjen që kishin ardhur për pushime nga diaspora në vendlindje. Vetura me të cilën po udhëtonin prindërit dhe dy fëmijët u përfshi në një aksident të rëndë trafiku, ku pas një ndeshjeje me një autobus, dy prindërit humbën jetën, ndërsa të lënduar rëndë mbetën dy fëmijët e tyre të mitur.

Trupat e pajetë të viktimave të moshave 36 dhe 35-vjeç me urdhër të prokurorit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa dy fëmijët për shkak të lëndimeve që morën janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre, për Gazetën Sinjali është deklaruar mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili tha se gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabile, por ata kanë mbetur me lëndime të rënda nga aksidenti.

“Që të dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë kryer disa ekzaminime mjekësore të cilat kanë qenë të nevojshme dhe për momentin gjendja e tyre është stabile, mirëpo kanë lëndime të rënda”, tha Syla.

Ai bëri të ditur se fëmijët janë të moshave 4-5 vjeç.

- Advertisement -

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 04:40 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Po ashtu raportohet se viktimat janë me prejardhje nga Malisheva, gjë të cilën e ka konfirmuar kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.

Ndërkohë lidhur me rastin tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se janë të tronditur nga ky lajm, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e të afërmve të viktimave.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -