13.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Aksidenti i autobusit, drejtuesi i Porsche: Më “kryqëzuan” vetëm për faktin se kisha makinë të mirë

- Advertisement -

Drejtuesi i mjetit Porsche, i cili u përfshi në aksidentin masiv që shkaktoi autobusi i Unazës së Re, ishte në një lidhje direkte me “Dita Jonë”, në A2 CNN, ku theksoi se pjesa më e rëndë e këtij aksidenti ishte se e akuzuan vetëm për faktin se kishte makinë të mirë.

- Advertisement -

Kaljon Aleksi tregon se si ndodhi dinamika e aksidentit: “Ndalova në semafor dhe ndjeva një goditje të fortë nga pas. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi, u ngrit pjesa e pasme e makinës dhe u shtyva në drejtim të pemës, te stacioni i autobusit. Instinktivisht shkela frenat, por ishte e pamundur të frenonte makina nga inercia. Kur ktheva kokën pas, pashë xhamin e autobusit që më goditi makinën e më pas nuk mbaj mend”.

“Gjëja e parë që bëra pas aksidentit, ishte të dilja nga makina dhe telefonova vëllain tim”, shtoi Aleksi.

- Advertisement -

Drejtuesi i Porsche theksoi se vajza që ishte në stacion shpëtoi për faktin se makina e tij është e lartë: “Për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti dhe e shtyu përpara”.

Sipas tij, pjesa më e rëndë për të ishte pjesa e akuzave publike që u bënë menjëherë pas aksidentit: “Njerëzit po thonin që Porsche shkaktoi aksidentin, pati maIIkime, shfryrje dhe “kryqëzime”, vetëm për faktin se ishte makinë Porsche. Gjithçka lidhet me kohën e komunizmit mendoj. Kam sakrifikuar çdo ditë për të arritur suksesin. Mediat ofrojnë për publikun atë që i serviret, por shyqyr Zotit që pasi panë videon më të qartë, e ndryshuan lajmin”.

“Janë aksidente që ndodhin kudo në botë, nuk është faji i askujt. Thuhet se shoferi i autobusit është me diabet dhe në mungesë glukoze, njeriu kalon në gjendje të fikëti. Ishte thjesht fatkeqësi”, shprehet Kaljon Aleksi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -