17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Aksidente dhe lëndime serioze nga përdorimi i trotinetëve elektrikë, Fitore Pacolli vjen me një njoftim të ri

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po hartohet një ligj që do të rregullojë përdorimin e trotinetëve elektronikë, meqë së fundi po raportohen lëndime të shumta që po shkaktohen nga përdorimi i tyre.

“Çdo ditë po raportohet për aksidente dhe lëndime serioze që po shkaktohen nga përdorimi i trotinetëve elektrikë. Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrikë, por Komisioni për Mjedis, bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit, po punon në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projektligji do të dërgohet në seancë”, ka shkruar Pacolli.

Deputetja thotë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ua lejojnë fëmijëve përdorimin e trotinetëve në rrugë.

“Ashtu siç edhe mjekët po konstatojnë, lëndimet nga trotinetët mund të jenë serioze, prandaj prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos dalin në rrugë me trotinete”.

Të fundit
Lajme të lidhura