14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

Aksident i rëndë në Stamboll, përplasen katër autobusë, gati 100 të lënduar

Një aksident i rëndë ku janë përfshirë katër autobusë ka shkaktuar 99 të plagosur në Stamboll, Turqi. Aksidenti i pazakontë u regjistrua në një autostradë.

Fillimisht dy autobusë janë përplasur kokë më kokë dhe dy të tjerë, në vijim, janë përplasur me ta.

- Advertisement -

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse e policie. Të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë, tha prefekti i Stambollit Ali Gerlikaya, raporton Anadolu Agency.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës që lidh anën evropiane dhe aziatike të Stambollit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -