5.3 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Aksident i rëndë në Shqipëri, raportohet për 8 të vdekur

- Advertisement -

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Dyshohet për 8 viktima.

- Advertisement -

Siç raportojnë mediat atje, rreth orës 04:00, në aksin Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Ish-komandanti i KFOR-it për Vuçiqin: Është shumë i zoti me eskalim, por n…
Si pasojë e daljes nga rruga njoftohet se kanë humbur jetën 8 persona.

- Advertisement -

Po ashtu bëhet me dije se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

SipasA2, referuar të dhënave paraprake, viktimat janë klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po transportoheshin me një automjet tip Benz, si dhe drejtuesi i tij.

Makina me klandestinë është pikasur nga policia në afërsi të fshatit Kuqar dhe drejtuesi i saj menjëherë ka shtuar shpejtësinë për t’i shpëtuar.

- Advertisement -

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -