fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e dy të Iënduar

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në Vërmicë. Si pasojë kanë dy të Iënduar dhe një i vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

- Advertisement -

Ai ka thënë se të Iënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit.

“Sot rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar  informatën lidhur me nje aksidet trafiku në autostradë. Pas angazhimeve  në teren është konstatuar se në kilometrin e 10 të Autostradës “Ibrahim Rugova” , drejtimi Prishtinë-Prizren, në Vërmicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet. Njësitet kompetente policore iu kane përgjigjur rastit, përderisa ekipa mjekësore ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar Iëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti  i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca.

- Advertisement -

Të fundit

Ministri britanik për Evropë: S’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë

Deputetja britanike e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns sot në Parlamentin Britanik ka ngritur...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -