13.5 C
Pristina
E enjte, 12 Shtator, 2024

Akil Gjakova shpërthen ndaj italianit, fiton medaljen e artë në Evropian!

- Advertisement -

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, ashtu si i ka hije, sonte ka treguar klasin e tij duke fituar medaljen e artë në kategorinë – 73 kg në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

- Advertisement -

Akili është kampion evropian.

Akil Gjakova ka dëshmuar luftë të madhe në duel me italianin Manuel Lombardo.

- Advertisement -

Gjakova shpërtheu pas vazhdimeve duke fituar medaljen e artë.

Rreth 1500 shikues, me brohoritje Akli, Akili, Akii, i japin  zemër në arenë ndaj rivalit.

Festë në Prishtinë, Akil Gjakova – i artë, ndërsa me të bronzta u stolisen Dardan Cena (-73 kg), Nora Gjakova (-57 kg) e Distria Krasniqi (-48 kg).

- Advertisement -

Katër medalje evropiane për Kosovën, falë punës së madhe të selektorit Driton Kuka, trajneres Majlinda Kelmendi dhe kryetari të federatës Agron Kuka.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -