15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Agjencia gjermane e zhvillimit ekonomik shpall tenderin për konsulentë për projektin ‘Solar4Kosovo’

Agjencia e zhvillimit ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë, Germany Trade & Invest (GTAI), ka shpallur një njoftim të tenderit për zhvillimin e një projekti të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Përmes njoftimit, kuptohet se fjala është për projektin e shumë përmendur të energjisë solare Solar4Kosovo, i cili është përmendur që do të zhvillohet në tokat e braktisura pranë termocentralit Kosova A.

- Advertisement -

GTAI në shpallje ka ftuar konsulentë të pavarur e të kualifikuar të paraqesin dokumentet e parakualifikimit për shërbimet e konsulencës.

Projekti do të përfshijë rivitalizimin e përfaërsisht 150 hektarëve të deponisë në afërsi të termocentralit Kosova A, dhe një deponie tjetër.

Tutje, pjesa më e rëndësishme mbase, është ndërtimi i projektit për gjenerim të energjisë nga energjia solare PV me kapacitet deri në 100MW, dhe prodhim të energjisë elektrike deri në 145GW në baza vjetore.

- Advertisement -

Poashtu, sic ishte theksuar edhe nga zyrtarë qeveritarë, shpallja ka nënvizuar se mundësisht projekti do të përfshijë edhe instalimin e një sistemi magazinues prej rreth 50MWh për ngorhje apo edhe energji elektrike.

Financimin e projektit do ta bëjë Banka shtetërore gjermane për investime dhe zhvillim – KfW.

Afati i fundit për aplikim është data 7 tetor 2022.

- Advertisement -

Për të parë shpalljen zyrtare nga Agjencia e zhvillimit ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë, Germany Trade & Invest (GTAI) klikoni këtu.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -