-4.2 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 13:30

Agim Veliu kandidat për deputet, ja lista e emrave nga LDK e Podujevës

- Advertisement -

Agim Veliu megjithatë do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nënkryetari i LDK-së e ka konfirmuar për Indeksonline se do të jetë kandidat.

“Po, do të jem pjesë e listës. Nuk kam patur mëdyshje, por që kam qenë deri tani në proces.

Jemi të gatshëm për fitore” ka thënë Veliu.

Burimet e Indeksonline kanë mësuar edhe emrat e tjerë nga LDK e Podujevës që do jenë kandidatë për deputetë.

Përpos Veliut, në listë janë edhe Visar Hoti, Ekrem Hyseni, Fidan Rekaliu, Fatlume Jaha e Zahide Gërvalla.

Të fundit

Të tjera nga rubrika