Aeroplani merr flakë teksa ngritej, 184 pasagjerë në ankth, filluan të faleshin

Panik dhe ankth kanë përjetuar 184 pasagjerë të aeroplanit “IndiGo Airbus A320”, i cili ka marrë flakë pak minuta para ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Indira Gandhi” i Delhi.

Motori i aeroplanit shpërtheu në zjarr disa sekonda para nisjes për në Bangalore, shkuan Aviation24, transmeton klankosova.tv.

-Advertisement-

Në Twitter, është publikuar videoja e momentit pikërisht kur flakët ndizen në aeroplanin me 184 pasagjerë.

 

“Zjarri dukej qartë nën krahun e djathtë. Aeroplani kishte arritur shpejtësinë e plotë dhe ishte gati të ngritej kur u shfaqën shkëndija nën krahun e djathtë dhe më pas u pa një zjarr i madh. Aeroplani u ndal në pistë dhe piloti shpejt njoftoi pasagjerët se ndaluam për probleme teknike me motorin”, tha një nga pasagjerët e avionit IndiGo.

Pasagjeri, i cili ka bërë një video të zjarrit, ka treguar për The Indian Express momentet e panikut në aeroplan.

“Zjarri u pa qartë nga pasagjerët e ulur në krahut të djathtë, të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte. Kur shpërtheu zjarri dhe avioni u ndal, pasagjerët u trembën. Shumë donin të zgjidhnin rripat e sigurimit dhe të ngriheshin në këmbë, por stafi u përpoq të qetësohej”, tha pasagjeri dhe shtoi se disa prej pasagjerëve madje filluan të faleshin në momentet e para.


Disa pasagjerë raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë përpara se të shihej zjarri.

Asnjë nga pasagjerët nuk u Iëndua në këtë incident dhe avioni u evakuua në mënyrë të sigurt.