14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

AeropIanët bombardues amerikanë B 52 sot shfaqen mbi qieIIin e Ballkanit, mund të kenë bomba bërthamore

Aeroplanët bombardues amerikanë B52 do të shfaqen sot në qiejt e Ballkanit.

- Advertisement -

Siç shkruan Al Jazeera Balkans, “demonstrimi i forcës” ka një mesazh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nënkupton “Ne jemi me Ju”.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë pjesë anëtare të NATO-së. Këtë e aspiron edhe Kosova.

Por Serbia është më diskutabile, e për këtë demonstrim të aeroplanëve amerikanë kanë shkruar edhe mediat serbe, të hënën

- Advertisement -

Siç shkruan b92 “amerikanët dërguan avionë që na bombarduan dhe mund të bartin raketa bërthamore në Ballkan”.

E Serbia i ka parë bombardimet e NATO-së, 23 vite më parë, pasi Beogradi kreu gjenocid në Kosovë.

Më pas pasoi edhe intervenimi në Kosovë

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -