13.1C
Pristina
3 Mars, 2021 - 18:53

Acari siberik vjen gjatës fundjavës në Kosovë, të dielën temperaturat deri në -11 gradë celsius

Acari siberik tashmë ka filluar të shtrihet mbi vendin tonë. E pas motit të kthjellët ditën e sotme, në fundjavë kalimi i një cikloni nga Italia, përgjatë jugut të rajonit, mundëson nga rajoni ynë reshje dëbore, vende-vende mjaft intensive.

Sipas Prishtina Ëeather fundjavë do të ketë edhe ditë të akullta, kur temperaturat mbeten nën 0C në të dy vlerat ekstreme, e shkaku edhe i erërave të fuqishme veriore, ndjesia e temperaturës nga era apo ëindchilli zbret edhe deri në -20C.

Javën e ardhshme priten më shumë intervale me kthjellime dhe diell, mirëpo mbetet ende ftohtë.

Erërat gjatë fundjavës do të mundësojnë që ndotësit ajror të mbeten më të shpërndarë, e kjo ndikon që të kemi indeks të cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të mira. Ditën e hënë, kryesisht në mbrëmje, do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

13.02 – Shumë ftohtë, me erë. Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, vende-vende edhe me intensitet mesatar.

14.02 – Shumë ftohtë, me erë, kryesisht vranët. Reshjet e borës vazhdojnë edhe paradite. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

15.02 – Shumë ftohtë, me erë. Paradite kryesisht me vranësira dhe mundësi për ndonjë rrebesh bore.

16.02 – Shumë ftohtë, me vranësira e intervale me diell, pasdite edhe me erë. Paradite, kohëpaskohe mund të priten edhe rrebeshe të dobëta bore.

17.02 – Kryesisht me diell, por mbetet ftohtë. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në -11C, e më pas me një tendencë të rritjes. Maksimalet zbresin deri në -5C e më pas gradualisht në rritje deri kur ditën e mërkurë rriten edhe në +3C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 3-13m/s, e me hove edhe deri në 16m/s ditën e diel.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritje shumë lartë mbi vlera normale.

Të fundit

Të tjera nga rubrika