3.1 C
Pristina
22 Janar, 2021 - 01:25

Abrashi: Kurti do të kandidojë për kryeministër

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkoj në zgjedhje, u përfol se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do të mbahen.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një lidhje direkte në emisionin Frontal , ka thënë se vepra për të cilën ngarkohet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk do ta pengojë atë që të kandidojë në zgjedhje.

Ai është shprehur se nuk ka ndonjë pengesë ligjore për kandidimin e Kurtit dhe deputetët tjerë të këtij subjekti.

“Ne kemi analizuar këtë çështje është fjala për pikën 16 të vendimit . Sipas analizave tona dhe konsultimeve që kemi bërë me juristë del të jetë që zoti Kurti dhe deputetet që janë përmendur nuk kanë asnjë pengesë ligjore që të jenë pjesë e listës për deputet. Nuk duhet të ekzistojë një pengesë e tillë, pra nuk ka ndonjë arsye që Kurtit t’i ndalohet kandidatura”, ka thënë ai.

Abrashi ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses, ndonëse ka thënë se duhen edhe vendime tjera që kjo Gjykatë të tregoj se është transparente.

“Gjykatës i duhen ende shumë raste të tjera që ta dëshmojë objektivitetin dhe transparencën, por me këtë vendim që ka marrë është në rrugë të duhur. Kjo është mënyra e vetme si duhet të funksionojë një institucion i tillë”, ka shtuar ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika