4 C
Pristina
22 Janar, 2021 - 07:50

Abrashi: E faktuar, LDK sot ka ngritje 4%

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ministri në detyrë i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë se e kanë të faktuar që sot Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur për 4%, megjithatë s’ka dhënë ndonjë sqarim shtesë.

“E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK”, ka shkruar Abrashi.

Një shkrim i tillë i Abrashit vjen në ditën kur Vjosa Osmani ka zyrtarizuar marrëveshjen politike me Albin Kurtin, e që si rezultat do jetë kandidimi i saj për presidente.

Osmani është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas mospajtimeve të shumta të cilat rinisen nga prishja e koalicionit me Vetëvendosjen.

Ajo tashmë ka krijuar edhe një iniciativë, për të cilën është diskutuar shumë rreth asaj nëse do ta dëmtojë LDK’në ose jo.

Të fundit

Të tjera nga rubrika