Veteranët po protestonin për disa orë në oborrin e Kuvendit, derisa shefi i PDK-së brenda, Abelard Tahiri, mbante në dorë orën “LONGINES” në vlerë të pensionit vjetor të veteranit.
Në ora 9:30, me rroba të zhubrosura e të vjetra, veteranët ia mësynë oborrit të Kuvendit për të protestuar kundër ligjit të ri të pagave.
Me këtë ligjin e ri, veteranëve përveç që s’ju rritet pensioni, një kategorie do t’ju zvogëlohej për 50 euro. Një veteran i papunë sot i merr 170 euro në muaj, apo 2 mijë euro në vit – sa ora e Tahirit, sipas tij.
Pas tri orëve protesta të veteranëve dhe Tahirit me kolegë, ligji nuk kaloi. E diku rreth orës 12:47, me orë në dorë, milioneri i PDK-së doli para veteranëve për t’ua kumtuar fitoren e vogël.
Derisa para kamerave fliste me gishtin lart dhe orën “Longines” në dorë, dikush nga komuniteti i twitterit u sigurua ta shpërndajë orën e Tahirit, për të cilën u tha se kushton 30 mijë euro, e dikush tjetër tha se kushton 51 mijë euro, meqë është e markës Patek Phlippe – ora më e shtrenjtë në treg.