-2.2C
Pristina
1 Mars, 2021 - 05:54

Abdixhiku: Mesazhi nga rezultati i LDK-së ishte i qartë, kush s’e dëgjon harrohet

Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku thotë se rezultati i rëndë i LDK-së nuk ishte befasi.

Abdixhiku shton se mesazhi ishte i qartë, duhet reflektim, “Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë”, thotë ai.

Postimi i tij i plotë:

Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne.

Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë.

Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë.

Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit.
Fituesve të zgjedhjeve urime.
Kosovës gëzuar ditëlindjen.

Të fundit

Të tjera nga rubrika