16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Abdixhiku fton Prokurorinë për hetime në KEK

Një ditë pas publikimit të hulumtimit që Insajderi realizoi në lidhje me dështimin e riparimit të njësisë që prodhon 130 MW orë të energjisë elektrike nga KEK, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ftuar prokurorinë për hetime në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Abdixhiku shkroi se arsyeja pse Kosova s’ka rrymë është sepse Blloku A5 i KEK-ut, që prodhon plot 13% të rrymës në Kosovë, nuk ka kryer mirëmbajtjen e rregullt e të paraparë me kohë.

- Advertisement -

“Kosova nuk ka rrymë sot sepse Blloku A5 i KEK-ut, që prodhon plot 13% të rrymës në Kosovë, nuk ka kryer mirëmbajtjen e rregullt e të paraparë me kohë – prandaj tash e një muaj nuk është në funksion. Një muaj as mirëmbajtje e as prodhim. Dhe do të qëndrojë kështu për shumë kohë sepse Qeveria e Kosovës, sikurse në çdo temë tjetër, është e vonuar të veprojë. Verës pushon, dimrit nisë të mirëmbajë – këso praktike të mbrapshtë nuk njeh asnjë shtet”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.

Vonesën e riparimit kreu i LDK-së e quan si skandaloze dhe sipas tij kapacitete ka por nuk janë në punë.

“Sot, nga 130 MWh në orë, apo 78,000 euro për orë (në pikun energjetik), i humbasim si pasojë e kësaj vonese skandaloze. Madje, gjatë muajve në vijim, kur çmimi i energjisë rritet edhe më shumë, vlera e humbur do të jetë shumë më e lartë se kjo. Kemi kapacitete por s’i kemi në punë. Kjo është e vërteta e reduktimeve të rrymës në verë”, ka shkruar Abdixhiku.

- Advertisement -

I pari i LDK-së e ka ftuar Prokurorinë që të hetojë këtë vonesë, teksa i ka bërë thirrje Qeverisë që të shkarkojë Bordet e KEK’ut dhe ZRRE’së, që sipas tij janë “borde partiake”.

“Përtej neglizhencës së praktikantëve, nuk mund të mendojë asgjë tjetër, veçse një interes madhor që përfiton miliona euro nga tenderet riparuese e nga blerja e energjisë derisa ne nuk prodhojmë.

Prandaj ftoj Prokurorinë e Kosovës, të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e Bllokut A5. Siç dhe ftoj Qeverinë e papërgjegjshme të Kosovës të zgjohet nga gjumi i thellë veror e të bëjë çdo përgatitje të nevojshme për një dimër të vështirë për energjinë – nisur nga shkarkimi i Bordeve partiake në KEK e ZRrE që me paaftësi po krijojnë terr në verë”, përfundoi Abdixhiku.

- Advertisement -

Dokumenti që ekspozon dështimin dhe ndërhyrjen

Mbi një vit më parë, ekipi i angazhuar me këtë punë, kishte njoftuar menaxhmentin e KEK-ut se “arsyet e anulimit te projektit Riparimi Kapital i kaldajës se bllokut A5 nuk është puna e bursës”, por një problem krejt brenda kësaj korporate me 100% aksionar Qeverinë e Kosovës.

“Është kërkesë e këshilltarit të bordit (Gazmend Begolli) dhe njëkohësisht drejtorit menaxhues (Nagip Krasniqi)”, thuhet në këtë komunikim të brendshëm që e ka siguruar Insajderi.

Në prill 2021, bordi i KEK-ut i përbërë Rrezarta Pllana, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezad Halilaj kishin zgjedhur për kryeshef të kësaj ndërmarrjeje Nagip Krasniqin, Ish-drejtuesin e Komitetit për Energji në Vetëvendosje.

Po për këtë njësi, A5 të Kosovës A, në këtë dokument të brendshëm bëhet me dije ajo i ka arritur orët e punës dhe çdo vonesë në të ardhmen do na shkakton problem”.

Aty parashihet se procedurat e prokurimit për këto punë aq sa janë te vështira dhe zgjasin deri në lidhje të një kontrate, edhe prishin planin e riparimeve.

“Po ashtu ne e kemi dhënë edhe një plan të riparimeve dhe remonteve të njësive të TC – Kosova – A si dhe planin energjetik, qe me këtë ndryshim vështirë se do ta përmbushim bilancin energjetike”, paralajmërohej një vit më parë.

Pavarësisht kësaj, edhe pse tashmë ka nisur që në gusht 2022 të vërehët kriza energjitike, me aplikim të reduktimeve, nga KEK nuk kanë pranuar deri tani që të komentojnë për këtë rast në pyetjet e Insajderit.

Për Insajderin ka folur Gazmend Begolli, i cili thotë që “në 2021 njësia A5 ka qenë dashtë të shkonte në Rindërtim. (Rindërtimi i njësive 200 MW është mendim i KEK-ut dhe strategjisë për energji në ardhe). Remonti Kapital me kosto 11 milion + pra ka qenë i pa nevojshem”.

I pyetur për ndikimni e tij, sipas dokumentit në fjalë, ai ka thënë se “më vjen mirë që paskna pas fuqi bllokuese”.

Sipas Begollit vonesa në vendimmarrje për Rindërtim të njësive në TC A ka bë të domosdoshëm Remontin Kapital të A5 në 3 muajt në vijim të këtij viti.

Ai ka njoftuar që më 21 qershor 2022 ka skaduar kontrata e tij me KEK.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -