13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Abdixhiku e krahasoi me Vali Corleonen, kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet kreut të LDK-së

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e të parit të LDK-së, me këtë të fundit që thoshte se dy njerëzve në Kosovë, askush puna e mbarë nuk u ka thënë, e ata janë Vali Corleone e Albin Kurti.

Në anën tjetër, shefi i ekzekutivit u tregua shumë i rezervuar, duke u kundërpërgjigjur me shifra, ndërsa pohoi se edhe i kanë thënë puna e mbarë.

- Advertisement -

“Ça të them unë. Unë po e menaxhoj qeverinë e Republikës së Kosovës në ditët më të mira që janë bërë nga kjo qeveri. Unë po flas me shifra, ndërkaq kush dëshiron të krijojë atmosferë negative, le ta bëjë. Deficiti buxhetor në vitin 2020 ka qenë mbi 500 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar më pak se 50 milionë euro. Puna e mbarë mua më kanë thënë shumë qytetarë të vjetër”, tha Kurti në Debat Plus.

Veç tjerash, i pari i qeverisë ka folur edhe dialogun në Bruksel, duke thënë se në muajin prill do të ketë takim të nivelit të lartë.

- Advertisement -

“Ne do të takohemi në prill, fillimisht kryenegociatorët do të takohen e më pas niveli i lartë. Aty do të flasim për zbatimin e marrëveshjes”, tha ndër tjerash Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -