fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Abazoviq reagon ashpër pas suImit në Shtërpcë: Dënoj fuqishëm pIagosjen e të rinjve të pafajshëm

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka dënuar pIagosjen e të rinjve në Shtërpcë, gjatë ditës së premte.

Abazoviq, siç raporton RTCG, media në Malin e Zi, u ka bërë thirrje palëve që të punojnë në promovimin e paqës, derisa tha se zgjidhja e problemit qëndron në dialog dhe marrëveshje. 

- Advertisement -

“Në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe emrit tim, dënoj fuqishëm pIagosjen e djemve dhe të rinjve të pafajshëm në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë fqinjëve tanë që të përmbahen nga çdo dhunë. Zgjidhja e çdo problemi qëndron në dialog dhe marrëveshje.” – ka thënë ai. 

Ndërkohë, mijëra njerëz u mblodhën sot në Shtërpcë për të shprehur protestën e tyre ndaj pIagosjes së Stefanit 11 vjeçar dhe Milloshit 21 vjeçar nga një ushtar i FSK-së në rrethana ende të pasqaruara.

Qytetarët e mbledhur mbanin pankarta me mbishkrimet “Kurti, fëmijët nuk jua falim!”, “Stefan, zemra e Serbisë – Hero”, “Gjuajtja ndaj Stefanit e Milloshit është plumb në zemër të Serbisë!”, “Evropë, çfarë faji të kanë fëmijët tanë?!”.

- Advertisement -

Të fundit

Video emocionuese: VogëIushi i gëzuar që u nxorr nga gërmadhat e tërmetit, Iuan me ekipin shpëtues

Në Siri një grup vullnetarësh ka nxjerrë të gjallë një fëmijë të vogël dhe kanë publikuar një video emocionuese. I...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -