17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Abazoviq pritet me ceremoni shtetërore në Beograd

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është pritur në Beograd me ceremoni shtetërore.

Ai ka nisur takimin me homologenen e tij serbe Ana Bërnabiq.

Shqiptari në krye të ekzekutivit të Malit të Zi do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Po ashtu takim do të ketë edhe me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq.

Abazoviq kishte paralajmëruar që së pari do ta vizitojë Beogradin.

Ai e ka përfshirë Malin e Zi si shtet monitorues në iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Të fundit
Lajme të lidhura