11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Abazoviq e quan legjendë dhe gjigand Gjokoviqin që thotë “Kosova është Serbi”

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka publikuar në llogarinë e tij një fotografi së bashku me tenistin e njohur serb, Novak Gjokoviq.

- Advertisement -

Gjokoviq është i njohur për thekset nacionaliste, që nuk heziton t’i shfaqë edhe në sportin profesionist. Ai shpeshherë ka thënë se “Kosova është Serbi”, përkundër realitetit dydekadësh çlirimi e pavarësie të Kosovës.

“Një takim me legjendën botërore të sportit Novak Gjokoviq, sot në panairin e verë”, ka shkruar Abazoviq.

Ndryshe, sot në Beograd ka nisur panairi i verës “Wine Vision by Open Balkan”, që do të mbahet deri më 4 shtator.

- Advertisement -

Pjesë e panairit ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -