20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

A ka pasur koordinim me Amerikën, çfarë thotë Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla kanë dalë në një konferencë për media për të folur për zhvillimet e djeshme në veri.

I pyetur nga gazetarët se a ka pasur dakordim me SHBA-në, ai tha: “Së pari ne kemi qenë vazhdimisht në komunikim me partnerët, aleatët dhe miqtë tanë amerikanë. Mirëpo pjesa më e madhe e zhvillimeve ka qenë e kushtëzuar nga veprimet kriminaIe e agresive të bandave që si struktura iIegale të Serbisë dolën në rrugët e Kosovës, jo gjithçka ne kemi mundur ta parashikojmë”.

Tutje, kryeministri Kurti tha se serbët e Kosovës janë bombarduar nga lajmet e rreme nga Serbia lidhur me dy vendimet e paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës.

“E kuptojmë brengën e SHBA-së dhe BE-së për fushatën e madhe të dezinformimit që është bërë për dy vendimet tona. Do ta vazhdojmë fushatën e informimit…Serbët kanë qenë të bombarduar nga lajmet e rreme nga Serbia sesi në Kosovë po përgatitet diçka që e quanin ferr”, tha Kurti para gazetarëve.

“Qytetarët iu kanë nënshtruar një fushate të errët dezinofmruese kjo ka qenë brenga e SHBA-së dhe BE-së. Do ta vazhdojmë fushatën e informimit”, u shpreh kryeministri.

“Me këto banda kriminaIe që bIIokojnë rrugë ka probleme dhe sfida por forca e ligjit, rendi demokratik kushtetues nuk mund ta tolerojë këtë dhunë e agresion”, tha Kurti më tej.

Ai tha se ky problem është sfidë por “do të punojmë e angazhohemi me krejt çka dijmë e kemi”.

Të fundit
Lajme të lidhura