Fishta e pat thënë: “Kur të përmendësh emrin Kosovë ngriju në këmbë!”
Edhe unë jam ngritur në këmbë gjithmonë kur kam shkruar apo kam botuar libra për Kosovë. I imagjinoi skenat makabre të Iuftës me serbët pushtues deri në kanibaIizëm, kur qeveritë e cilivizuara fërkonin sytë e dhjamosur nga miradinat dhe pikë përshtypje nuk i bënte gjaku shqiptar. I kam parë ato skena në veprat e Nusret Pllanës, Dibran Fyellit , Flori Bruqit. E u desh Amerika…bombardimet në Beograd dhe në selinë diplomatike të Kinës.
Ndezën kosovarët sytë e shpresës në flakët e qirinjëve dhe i thanë botës se jemi stërnipat e Gjergj Kastriotit, mbrojtësit e Europës dhe qytetërimit të saj, jemi bijtë e Nana Terezës, nanës së globit dhe kripës së dheut tonë e marshuan ato rrugëve e shesheve të Prishtinës e bota mbajti vesh e mori vesh! E pastaj u ngritën hoxhallarët e përandorisë së Lindjes që na kishin shpërfytyruar si komb dhe i ndynë këta figura sa bota mbajti vesh dhe Kosovës ia kthej shpinën dhe e la në hije….e hija e samës mori frenat e kalit të drejtimit me tezakë, me fis e me flakë të djegë çdo vlerë intelektuale. U ngrit serbi e pushtoi medit e botës me themelet e krishtërimit të rodit serb në Kosovë e hoxhallarët pasi dërguan në Lindjen e Mesme 300 terrorista islamikë e futën mjekrroshat deri në thembër këmbës dhe me pantallona të shkrurta, për tu treguar njerëzisë e grave me lot në sy për të humburit e dashur të tyre në Iuftë sesi i tundnin hallatet e terrorizmit islamik. Folën e nuk folën gjindja për këtë xhamë që po i vinte Kosovës më e rëndë se tufanet e ciklonet serbe. Për të iu larguar kristjanizmit serb, që i ka modifikuar kishat katolike shqiptare të Shën Palit në Iliri, kosovarët në vend e të gërmonin në ato themele dhe të dëshmonin rrënjët e tyre shkuan e ranë në prehërin e Erdoganit!
E suImuan katedralen katolike në mes të Prishtinës, duke i quajtuar vëllezërit tuaj autokton si thij serb e ndoshta më të zinjë se ata, por po ua kujtoj me zemër të lënduar disa thënje:
Mark Sopi në Kongresin Amerikan: “…nuk jemi komb musliman, por kemi besimtareë musliman, katolik dhe ortodoks!”
Dom Lush Gjergji, në Kongesin Amerikan: “Jam katolik, vëlla me muslimanin ne tokën time që kur u lind Dardani!”
Dom Zef Pllumi: “Po ta gërvishësh pak vëllanë tim musliman del katolik!” Shkrimatrët e besimit musliman, Faik Konica, Ismail Kadare dhe Arshi Pipa kanë dëshmuar së tokën Shqipëri e Kosovë e kemi të ruajtur prej martirëve katolik që nuk pranuan të ndryshojnë fenë e tyre!
Dom Gjergj Meta: “Nëse në Europë do të shkojmë si katolik, kurr mos shkofsha pa vëllanë musliman!” E asnjë hoxhë apo imam nuk i tha këto fjalë lapidare për shqiptarin që e don tokën e vet, por 800 xhami ndërtoi turku dhe asnjë shkollë, asnjë spital asnjë rrugë dhe asnjë kanal, apo një kanal për të ju fundos njëherë e mirë sa mund të duhen 500 vjet të tjera të kujtohet dikush se këtu është varros një popull. Kaloni nga një urrenjtë në një urrejtje.
Ku është problem me xhaminë e Prishtinës që po e kundështojnë vetë, mendje të kthjellta të muslimanizmit dhe ato që rrokën pushkën e lirisë: Problemi është tek projekti që është i modelit turk si ajo e Tiranës dhe jo kundra
fesë islame. Do të kalojnë vite dhe shekuj, dhe diçka e tmerrshme do të dalë në shesh se modeli turk i xhamive do të thotë se kjo tokë është turke se xhamia është turke, ky do të jetë argumenti i shkenctarëve pas dyqind vjetësh.
Kjo do të jetë shurja e ekzistencës së kombit shqiptar dhe ndarja e zonave mes Turqisë dhe Serbisë. Kështu o trangull anadollak duhet kuptuar kjo çështje, përpos se veprat si në Shqipëri e Kosovë bëhen pa transparence. O babikë po ta kesh njerin e ditur në drejtim, nuk do të eIiminojë samari i huaj. A mund të quhet vepër dhe shtëpi e Zotit, kur liria e saj cënon lirinë e tjetrit dhe aq më keq lirinë e vetë muslimanit të ndëruar të Kosovës?! Një ndërtim i tillë në atë mënyrë, siç tha një gazetar musliman në emisionin e Tv Dukagjinit se kjo xhami është politike dhe s’ka të bëjë me shpirtin e besimit dhe aq më keq po i bën karshillëk Katedrales së vëllezërve katolik. Ndërsa një komandant Iufte tha se për kë duhet xhamia, kur në perëndim dhe jo në lindje po na shkon rinia. Një fanatik që i ka fëmijët në Turqi dukej se ia kishte pirë ujët e këmbëve Erdoganit, duke e cilësuar si shpëtimtarin! Pytjen që kishte shtruar gazetari në fb ishte e gabuar. A jeni dakort të ngrihet xhamia në Prishtinë apo Jo?! Iu përgjigjen 86% po. Kështu pritej kjo përgjigje se njerëzit nuk thellohen, por sikur pytja megjithëse me gojë u tha nga gazetari, të ishte: A jeni dakort që të ngrihet në Prishtinë xhamia me projetin turk, duke sfiduar studiot më të mira europiane dhe ato kosovare dhe me paret e Turqisë pa transparencë?! Besoj se shifrat do të ishin përmbysur në favor të mos ndërtimit në këtë mënyrë që skllaveron një popull që e don besimin musliman dhe nderon besimin tjetrit e heronjtë e kombit që kanë qëlluar të jenë katolik! Tani ka ardhur koha nëse nuk kërkon që kjo kohë të jetë shami e zezë për sytë e fëmijëve të tuaj të pohoni hapur: “Jeni stërnipat e Skënderbeut, bijtë e Nana Terezës apo të Erdoganit, perandorit të ri të fronit të Sulltanit?! Bac mos u shit për një thes miell se ai është heIm!
Se shqiptarët nuk kanë për të shkruar si dhe kosovarët nuk do të ndërtojnë istitucione të tilla se akademitë hanë gjellën e qenit kur i tepron i fqinjit.
Nga: Zef Përgega