8.5 C
Pristina
Tuesday, October 4, 2022
- Advertisement -

“A ishte Elvis Hoxha mes protestuesve në Paris kundër bombardimeve të NATO-s?”

Aktivisti i mirënjohur nga Londra, Afrim Haliti, ka ngritur spekulime në lidhje me Elvis Hoxhën e Vetëvendosjes pasi ky i fundit e linçoi në mënyrë të papranueshme Rrahman Jasharajn e SBAShK-UT.

- Advertisement -

Ai shton pyetjen nëse z. Hoxha ka marrë pjesë në protestat kundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

“Elvis Hoxha në atë kohë kishte jetuar në kryeqytetin francez. Të themi që kishte studiuar duket që është një fjalë e madhe, por që ka jetuar kjo dihet. Ka njerëz që thonë se e kanë parë që ai, në emër të antiamerikanizmit, i ishte bashkuar të majtës ekstreme franceze në protesta të dhunshme përballë ambasadës së SHBA-ve kundër bombardimeve të NATO-s.” – ka shkruar z. Haliti në profilin e tij në Facebook.

Në Francë kishte pasur protesta nga rreth 300 vetë që kishin hedhur madje edhe gurë dhe kishin rrëzuar barrierat e sigurisë në një demonstratë para ambasadës amerikane në Paris. Policia për të mbrojtur ndërtesën e ambasadës kishte hedhur edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.

- Advertisement -

Z. Hoxha nuk ka folur ndonjëherë për publikun kosovar në lidhje me aktivitetet e tij në Francë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kujtojmë që edhe Lëvizja Vetëvendosje ka pasur tjetër qëndrim sa i përket forcave paqeruajtëse të KFOR-it në të kaluarën.

Statusi i plotë i z. Haliti:

- Advertisement -

Kur jemi te spekulimet, ia vlen të shtrohet një pyetje që pret pergjigje:

A kishte marrë pjesë Elvis Hoxha në protestat kundër bombardimëve të NATO’s, që e majta ekstreme franceze kishte organizuar në Paris, me 28 mars 1999?

Elvis Hoxha në atë kohë kishte jetuar në kryeqytetin francez. Të themi që kishte studiuar duket që është një fjalë e madhe, por që ka jetuar kjo dihet.

Ka njerëz që thonë se e kanë parë që ai, në emër të antiamerikanizmit, i ishte bashkuar të majtës ekstreme franceze në protesta të dhunshme përballë ambasadës së SHBA-ve kundër bombardimeve të NATO-s.

Për Rrahman Jasharin tashmë dihet botërisht se çfarë pune ka bërë dhe kujt i ka shërbyer.

Kosova është vend i vogël dhe këtu secili e njeh secilin.

Ndërkaq, Elvisin dhe veprimtarinë e tij shqiptarët nuk e njohin aq mirë sa do duhej ta njihnin!

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -