24.7 C
Pristina
Monday, June 27, 2022

A ishte “Ballkani i Hapur” ide e Putinit? – Flet Vuçiq

Nga Brukseli Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ideja e “Ballkanit të Hapur” nuk ishte e Vladimir Putinit të Rusisë dhe as e Viktor Orbanit të Hungarisë.

Vuçiç deklaroi se nuk ka folur kurrë me Putinin dhe as më Orbanin për “Ballkanin e Hapur”, duke theksuar se kjo nismë ishte një ide e tija, e Edi Ramës dhe Dimitar Kovačevskit.

“Nuk jam këtu për të justifikuar qëndrimin tonë, pasi për mua si President i Serbisë kam detyrimin që në përfaqësim në Këshillin e Sigurimit të mbroj interesin e njerëzve të mi. Unë besoj se do të jemi në gjendje që së bashku të zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur çështjen kaq të vështirë për RMV e Shqipërisë. Do bëjmë maksimumin të rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona. I kërkoj popullit serb që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të punojnë, të marrin leje. Kjo është një nismë e Ballkanit të Hapur, për të cilën jam shumë i kënaqur dhe m’u desh të them sot se nuk ishte ide e ndonjë tjetri, por ishte ideja e ne treve, që donim të kujdeseshim për veten tonë, për njerëzit tanë, për fqinjin.

Dëgjuam një që thoshte se ishte ide e Orban dhe Orban ishte sot aty, nuk e di a i kishte folur dikush për këtë ide atij. Dikush tjetër tha se ishte ide e Putinit, por unë nuk kam folur kurrë me Putinin për këtë, ne e bëmë vetë, nuk kishim nevojë për askënd tjetër. Tri vende që u ulëm bashkë dhe gjetëm zgjidhje për disa probleme. Është e ndaluar kjo? Nuk ka më pak frustrim sot, sa mund të kenë miqtë e mi Edi dhe Dhimitri, por ne mund të bëjmë shumë deri në dhjetor dhe ju premtova miqve evropianë që do bëjmë maksimumin deri në dhjetor të këtij viti dhe më pas besoj që, nuk mund të them nëse nuk do të gëzojmë, të gjithë ne do të jemi më mirë në dhjetor. Edi dhe Dhimitri mbrojtën vendet e tyre dhe interesat e tyre kombëtare në mënyrë kurajoze”, tha Presidenti Vuçiç.

Sakaq Vuçiç u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritonin hapjen e negociatave pasi i kanë kryer të gjitha detyrat.

“Serbia ishte mjaft mbështetëse për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ashtu siç ishin edhe shumë vende. Por edhe njëherë asgjë nuk ndodhi. Miqtë tanë nga Shkupi dhe Tirana e meritonin nisjen e negociatave dhe do ta marrin sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është një kërkesë formale, por dy vendet kanë bërë gjithçka në raport me rregulloren europiane. Qytetarët e dy vendeve e meritojnë këtë”.

Sipas Vuçiç “në qoftë se bëhet një analizë e bashkëpunimit tonë me BE-në në këto katër muaj Serbia ka rritur shkëmbimet tregtare me BE-në më shumë se 30%. Këtë vit do arrijmë në 40 miliardë euro që nuk është edhe aq e vogël. Ne jemi mirënjohës Michel, Borel dhe komisionerit që na ka mbështetur në këtë rrugëtim ndaj BE-së. Diskutuam edhe propozimin e Macron që do të thotë krijimi i një komuniteti të ri politik europian. Është e vetmja mënyrë për ne që të dëgjohemi, dhe është një mënyrë e mire për ne që të dëgjohemi më shpesh”.

- Advertisement -

“Dua të kujtoj që ka ndodhur 4 muajt e fundit sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet e mia, 2629 artikuj që janë shtypur në median europiane për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj që thonin se Serbia po vë në rrezik gjithë Ballkanin Perëndimor duke vendosur trupa dhe duke rrezikuar Bosnjen dhe të ashtuquajturën Kosovë. A keni parë ndonjë ndjesë të vetme për ato media me të cilat janë ekspozuar popujt e BE-së”.

Presidenti serb nuk i ka kursyer ironitë teksa tha se ka marrë vetëm kritika nga liderët europianë sa i takon çështjes ruso-ukrainase, por nuk ka pasur asnjë rezultat pozitiv sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhënien e statusit kandidat Bosnje-Hercegovinës.

“Analizoni rezultate konkrete, nuk kishte po ishte një diskutim i mirë. Nuk do e nënvlerësoja. Nëse më pyesni nëse Shqipëria dhe Maqedonia. Prishtina mori liberalizmin e vizave, jo, Bosnja statusin kandidat, jo nuk e morën. Natyrisht u kritikuam shumë nga shumë shtete anëtare për shkak të çështjes ruso -krainase, kaq ndodhi. Politika nuk ka të bëjë gjithmonë me termat konkrete, në fund çdo gjë lidhet me rezultate”, tha Vuçiç.

- Advertisement -

Kujtojmë që Serbia nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Të fundit
Lajme të lidhura