3.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“A e shkeli Serbia marrëveshjen, po apo jo”, tension në konferencë pasi Stano assesi s’përgjigjet

- Advertisement -

Në ndërtesën e Komisionit Evropian sot në mesditë është mbajtur një konferencë për media ku është diskutuar edhe për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet që ndërlidhen me procesin e pranimit të aplikacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës ku Serbia votoi kundër, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tri herë radhazi kur është pyetur nga gazetarët nëse marrëveshja e Ohrit është gjallë dhe nëse votimi kundër i Serbisë është shkelje e marrëveshjes, ka refuzuar të japë një përgjigje të prerë.

Ai ka thënë se BE-ja është në dijeni për votimin që ka ndodhur në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, dhe ka thënë se qëndrimi i BE-së është që të gjitha nenet e marrëveshjes duhet të zbatohen, shkruan Express.

- Advertisement -

Një prej gazetarëve që ka qenë aty i pranishëm duke parë refuzimin e Stanos për të dhënë një përgjigje specifike, ka pyetur Stanon nëse Serbia ka shkelur marrëveshjen dhe ka kërkuar një përgjigje me “po” ose “jo”.

Pas kësaj pyetje ka ndërhyrë një prej zëdhënësve të tjerë që ka qenë në konferencë bashkë me Stanon, duke thënë se gazetarëve iu takon të bëjnë pyetjen dhe zëdhënësve të BE-së të japin përgjigjen.

“Unë mund ta përsëris, që jemi në dijeni për votimin e ndodhur dje në Këshillin e Evropës “, ka thënë Stano.

- Advertisement -

Pas kësaj ka shtruar pyetjen e saj edhe Gjeragjina Tuhina, duke e ripërsëritur pyetjen e njejtë nëse Serbia e ka shkelur marrëveshjen. Organizatori i konferencës ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë se ajo pyetje u bë disa herë dhe Stano i ka dhënë përgjigje, raporton Express.

“Më fal, e kemi pasur këtë pyetje dhe Stano është përgjigjur. Do ta mbyll këtë, derisa të keni një pyetje tjetër”, ka reaguar menjëherë organizatori i konferencës.

Gjithashtu kur i ka dhënë fjalën gazetarit të radhës i ka thënë se nëse bën pyetje me “po” ose “jo” do t’a ndërpres edhe atë pyetje.

“Dhe nëse bën pyetje me “po” ose “jo” për këtë çështje do ta mbyll gjithashtu”, ka deklaruar organizatori i konferencës së Komisionit Evropioan.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -