fbpx
-0.7 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

A e shau Haradinaj, Kurtin? – tregon Sveçla që ishte aty

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk e ka dëgjuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj të shajë gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti me opozitën, siç është raportuar.

Sveçla ka thënë se ai ishte i revoltuar, por sipas tij, ai nuk ka ofenduar.

“Për që ka dalë i revoltuar, është e vërtetë, për që ka sharë nuk e kam dëgju. Dhe nuk merrem me këto gjëra, thënë të drejtën”, ka Sveçla.

- Advertisement -

Sveçla ka përmendur edhe një akuzë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që është sharë e klërcënuar nga shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e fundit të Kuvendit.

Sveçla ka kërkuar Prokuroria dhe Policia të hapin rast hetimi ndaj Tahirit.

“Ne e dëgjuam dje kur Abelard Tahiri e kërcënoi zëvendëskryministrin e Qeverisë. Unë s’kam qenë aty, por ka pasur dëshmitarë. Prokuroria e Policia e Kosovës duhet të hapin rast”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se politikanët nuk duhet të merren me thashetheme, por me tema zhvillimore.

- Advertisement -

Ai ka kërkuar mobilizim në raport me Serbinë.

“Shumë më shumë po flasim çfarë tha ai e çfarë tha ky. Të merremi me zhvillim. Të mobilizohemi të gjithë që sidomos në raport me Serbinë, të jemi unik”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të fundit

Edhe Walker del kundër Asociacionit

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i një grupi të ndarë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -