3.1C
Pristina
25 Shkurt, 2021 - 02:45

A e dini çka punojnë gratë e kandidatëve për kryeministër?

Të jesh fytyrë publike, pa dyshim që je në qendër të vëmendjes. Këtë fat e gëzojnë edhe politikanët tanë.

Përveç profesionit, ata shpesh herë publikojnë edhe momente të bukura familjare.

Fillojmë nga kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i cili është bashkëshorti i profesoreshës universitare Remzie Shahini-Hoxhaj.

Dyshja janë një çift tejet i lumtur, teksa shkëmbejnë mesazhe të bukura për njëri tjetrin edhe në rrjetet sociale. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Lirit dhe Leas.

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, është i martuar me Servete Ukaj Hoti e cila punon në Këshllin Gjyqësor të Kosovës. Ata kanë dy djem.

Fatmir Limaj është kandidati për kryeministër nga partia e Nismas, i cili është i martuar me Arlinda Balaj Limaj. Sa i përket profesionit, nuk është se është deklaruar që punon ka ndonjë profesion.

Kujtojmë që nga martesa e parë ai ka tri vajza dhe një djalë dhe ka një vajzë me gruan e tij të dytë.

Albin Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad.

Sa i përket profesionit Rita Augestad Knudsen është një studiuese e lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit.

Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo). Çifti janë prindër të një vajzë të quajtur Lea.

Të fundit

Të tjera nga rubrika